Me dhjetëra terroristë vriten në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43613-me_dhjetëra_terroristë_vriten_në_perëndim_të_mosulit
Ushtria e Irakut ka njoftuar vrasjen e dhjetëra terroristëve gjatë një sulmi ajror të avionëve luftarakë të këtij vendi kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në perëndim të Mosulit, qendër e provincës Ninva.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Janar 29, 2017 07:30 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra terroristë vriten në perëndim të Mosulit

Ushtria e Irakut ka njoftuar vrasjen e dhjetëra terroristëve gjatë një sulmi ajror të avionëve luftarakë të këtij vendi kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në perëndim të Mosulit, qendër e provincës Ninva.

Ushtria e Irakut në një deklaratë ka bërë të ditur se në sulmet ajrore që janë kryer të shtunën pasdite nga avionët luftarakë të Irakut kundër pozicioneve të grupit terrorist ISIS në perëndim të Mosulit, janë vrarë të paktën 62 terroristë dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se avionët luftarakë të Irakut kanë bombarduar pozicionet e grupit terrorist ISIS në qytetin Tel Afar në perëndim të Mosulit ku si pasojë janë vrarë me dhjetëra terroristë të këtij grupi në mesin e tyre edhe disa shtetas të huaj. Gjatë këtyre operacioneve janë shkatërruar edhe shumë automjete luftarake dhe disa depo të armatimit të terroristëve të ISIS. Ndërkohë forcat popullore Hashd Sha'bi të Irakut kanë asgjësuar sulmin e terroristëve të ISIS në rajonin Khubejrat në Mosul dhe kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.