Çlirohen dy qytete në lindje të Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43627-Çlirohen_dy_qytete_në_lindje_të_alepos
Ushtria siriane ka çliruar qytetet Sheik Dan dhe Mashrafa në lindje të Alepos të cilat mbaheshin të pushtuar nga ISIS.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 29, 2017 10:51 Europe/Tirane
  • Çlirohen dy qytete në lindje të Alepos

Ushtria siriane ka çliruar qytetet Sheik Dan dhe Mashrafa në lindje të Alepos të cilat mbaheshin të pushtuar nga ISIS.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës në operacionin e ushtrisë siriane janë vrarë shumë terroristë. Ndërkohë mësohet se është pastruar plotësisht zona përreth qyteti Xhahesh që është në afërsi të qytetit Al-Bab. Ushtria siriane ditët e fundit ka çliruar nga zgjedha e terroristëve të ISIS 23 qytete, fshatra, kodra dhe fusha. Vlen të theksohet se ushtria siriane prej 5 vitesh po përballet me terroristët e ISIS dhe të frontit Nura të mbështetur nga perëndimi dhe disa vende të rajonit.