Nabil Rexhep në gjendje të rëndë shëndetësore
Burimet informative nga Bahrejni njoftojnë për gjendjen e rënduar shëndetësore të Nabil Rexhep, kreu i qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn i cili mbahet i burgosur në burgjet e regjimit Al Khalifa.
Nabil Rexhep është një prej krerëve të revolucionit të 14 shkurtit në Bahrejn dhe një prej liderëve të zhvillimeve sociale dhe politike në këtë vend në vitin 2011. Ai njëkohësisht është kryetari i qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn. Qendra për të drejtat e njeriut në Bahrejn, deri më sot ka luajtur rol të konsiderueshëm në njohjen e populli bahrejnas me gjendjen në vend si dhe mbi krimet që ka kryer regjimi Al Khalifa i Bahrejnit që nga 14 shkurti i vitit 2011 e deri më sot. Prokuroria e regjimit Al Khalifa ka marrë vendim për vazhdimin e arrestit të Nabil Rexhep. Nabil Rexhep është akuzuar për publikimin e lajmeve të pavërteta gjatë intervistave televizive që ka bërë në vitin 2014 dhe 2015. Regjimi Al Khalifa gjithashtu ka ndaluar veprimtarinë dhe publicitetin e Nabil Rexhep. Sipas qendrës për të drejtat e njeriut të Bahrejnit, akuzat kundër Nabil Rexhep janë të lidhura me publikimet e tij në Twitter rreth torturave në burgun qendror Xho dhe me kritikat e tij ndaj sulmeve të sauditëve kundër Jemenit në vitin 2016. Masa e dënimit prej 6 muaj për Nabil Rexhep përfundonte më 28 dhjetor të vitit 2016. Gjykata e Bahrejnit pas shqyrtimit të dosjes në fjalë ka thënë se seanca e radhës do të mbahet më 21 shkurt. Më 5 janar, prokuroria e Bahrejnit ka marrë vendim për shtyrjen e masës së dënimit të Nabil Rexhep. Mesa duket me të tilla lëvizje regjimi Al Khalifa i Bahrejnit nuk synon t’i japë fund polemikave dhe lojës që bën me kryetarin e qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn dhe vazhdimit të masës së dënimit për të. Regjimi Al Khalifa mban të tilla qëndrime ndaj Nabil Rexhep dhe aktivistëve të tjerë politikë në një kohë kur të tilla veprime janë shkelje e të drejtave të njeriut. Një tjetër çështje që ka shqetësuar shumë qendrën për të drejtat e njeriut dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të pavarura është se situata në burgjet e regjimit Al Khalifa është aq e rëndë saqë janë bërë të papërballueshme për të burgosurit politik. Në këtë burgje, të burgosurit jo vetëm që torturohen nga aspekti shpirtëror dhe psikologjik, por ata nuk kanë as kushtet më minimale shëndetësore dhe regjimi Al Khalifa nuk i kushton aspak rëndësi shëndetit të të burgosurve. Pikërisht të tilla kushte kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes fizike dhe shëndetësore të Nabil Rexhep kryetar i qendrës për të drejtat e njeriut në Bahrejn.