Mokteda Sadr: Amerikanët me qëndrim në Irak, të largohen nga vendi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43703-mokteda_sadr_amerikanët_me_qëndrim_në_irak_të_largohen_nga_vendi
Lideri i lëvizjes Sadr në Irak në reagim ndaj dekretit ekzekutiv të fundit të Donald Trump, deklaroi se amerikanët me qëndrim në Irak, duhet të largohen nga ky vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 30, 2017 04:01 Europe/Tirane
  • Mokteda Sadr: Amerikanët me qëndrim në Irak, të largohen nga vendi

Lideri i lëvizjes Sadr në Irak në reagim ndaj dekretit ekzekutiv të fundit të Donald Trump, deklaroi se amerikanët me qëndrim në Irak, duhet të largohen nga ky vend.

Kanali televiziv Al Alam  njoftoi se Mokteda Sadr ka reaguar ndaj dekretit të fundit të presidentit amerikan Donald Trump me anë të të cilit është ndaluar hyrja e shtetasve të 7 vendeve duke përfshirë edhe Irakut në territorin e Amerikës dhe duke iu drejtuar Donald Trump, deklaroi: "Para se të mendon për largimin e minoriteteve nga Amerika, largoji shtetasit amerikan nga Iraku". Organizatave e forcave vullnetare popullore të Irakut, gjithashtu, ka kërkuar nga qeveria e Irakut që të ndalojë hyrjen e shtetasve amerikanë në vend dhe të dëbojë shtetasit amerikanë nga ky vend. Në lidhje me këtë çështje kanë reaguar edhe deputetë dhe figura të tjera të shquara politike të Irakut dhe përveçse kanë kërkuar ndalimin e hyrjes së shtetasve amerikanë në Irak, kanë kërkuar nga qeveria irakiane që këto kufizime të zbatojë edhe ndaj ushtarakëve amerikan dhe kanë theksuar se qeveria duhet ta caktojë një afat të caktuar për largimin e ushtarakëve amerikan nga Iraku. Në anën tjetër,  ambasada amerikane në Bgadad ka deklaruar se këto kufizime janë vetëm për 90 ditë.