OKB zbulon disa nga krimet e regjimit Al Saud në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43761-okb_zbulon_disa_nga_krimet_e_regjimit_al_saud_në_jemen
OKB, agresionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit e ka cilësuar krim lufte. Në një raport të saj, OKB thekson se në 10 sulme ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit që nga marsi i vitit të kaluar janë vrarë 300 civilë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2017 02:43 Europe/Tirane
  • OKB zbulon disa nga krimet e regjimit Al Saud në Jemen

OKB, agresionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit e ka cilësuar krim lufte. Në një raport të saj, OKB thekson se në 10 sulme ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit që nga marsi i vitit të kaluar janë vrarë 300 civilë.

Në raportin e OKB nuk flitet aspak për qëllimet dhe objektivat e sulmit të Arabisë saudite kundër Jemenit. Kjo organizatë gjithashtu ka paralajmëruar Arabinë Saudite rreth zbatimit të zotimeve të saj ndërkombëtare. Regjimi Al Saud që nga marsi i vitit 2015 nën mbështetjen e Amerikës dhe të disa vendeve arabe të rajonit, ka nisur agresionin kundër Jemenit me qëllim që në pushtet të rikthejë presidentin e dorëhequr Abdarabuh Mansur Hadi. Për shkak të këtij agresioni dhe sulmeve të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite kundër Jemenit, me mijëra jemenas mes të cilëve shumë fëmijë dhe femra kanë humbur jetën, me dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur dhe janë shpërngulur, ndërkohë që është dëmtuar rëndë infrastruktura, organet e shërbimit dhe ato shëndetësore. Lufta e Arabisë Saudite kundër Jemenit barazohet plotësisht me tre kriteret e përcaktuara për krime lufte të GJND d.m.th. krim kundër paqes, krim kundër njerëzimit dhe krime lufte. Përkeqësimi i gjendjes dhe i situatës humane në Jemen, tregon se Arabia Saudite ka dështuar në përpjekjet për realizimin e qëllimeve të saj nëpërmjet forcës ushtarake kundër Jemenit. Zhvillimet aktuale në Jemen tregojnë se Arabia Saudite jo vetëm që nuk ka mund të rikthejë qeverinë e mëparshme të Jemenit, mirëpo edhe në fushën e betejës ka pësuar disfatë të rëndë. Si rezultat shumë organizata ndërkombëtare, mes tyre sekretari i ri i përgjithshëm i OKB kanë nxjerrë raporte mbi krimet e Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit. Një prej masave të ndërmarra nga OKB kundër Arabisë Saudite është dërgimi i dosjes së këtij vendi në GJND. Në normativën e kësaj gjykate thuhet se kryerja e tre krimeve të luftës, rezulton me heqjen e imunitetit të funksionarëve të qeverive. Duke qenë se Arabia Saudite nuk është anëtare në GJND, heqja e imunitetit të funksionarëve sauditë duhet të merret me vendim të OKB dhe të ks të kësaj organizate. Duke qenë se sekretari i mëparshëm i përgjithshëm i OKB ka hequr dorë nga mbajtja e emrit të Arabisë Saudite në listën e vendeve shkelëse të të drejtave të fëmijëve në Jemen, për shkak të presioneve të Riadit kundër OKB, nuk shihet me optimizëm edhe dërgimi i dosjes së OKB në GJND kushtuar Arabisë Saudite. Përveç kësaj nuk pritet që KS i OKB të dërgojë dosjen e Arabisë Saudite në GJND pasi shumë vende anëtare të këtij këshilli mes tyre Amerika janë përkrahës të krimeve të luftës së Arabisë Saudite kundër Jemenit.