Izraeli miraton planin për ndërtimin e 3000 njësive të reja banimi
Regjimi sionist në veprimin më të fundit në kuadër të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze, ka njoftuar për programin e tij për ndërtimin e 3 mijë njësive të reja banimi në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
Ministria e luftës së regjimit sionist ka deklaruar se planet për ndërtimin e këtyre njësive të reja banimi janë konfirmuar nga Beniamin Netanjahu dhe Avigdor Liberman, kryeministri dhe ministri i luftës së regjimit sionist. Autoritetet e regjimit sionist që nga fillimi i mandatit presidencial të Donald Trump në Amerikë, kanë shtuar veprimet për zgjerimin e kolonive sioniste. Regjimi sionist javën e kaluar gjithashtu ka njoftuar për ndërtimin e 2500 njësive banimi të tjera në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan duke përfshirë edhe kolonitë sioniste në veri të qytetit Bejtul-Mokades.