Siria dhe lufta mediatike e Perëndimit  (3)
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i43945-siria_dhe_lufta_mediatike_e_perëndimit_(3)
Mediat perëndimore dhe disa media arabe, gjatë viteve të fundit nuk u mjaftuan me pajisjen dhe furnizimin e grupeve terroriste. Ato, duke prodhuar informacione dhe programe të shumta u përpoqën të justifikojnë ofensivat e ISIS dhe kriminelët e këtij grupi terrorist i paraqitën si shëmbëlltyrë e Kalifatit të vërtetë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2017 03:01 Europe/Tirane
  • Siria dhe lufta mediatike e Perëndimit  (3)

Mediat perëndimore dhe disa media arabe, gjatë viteve të fundit nuk u mjaftuan me pajisjen dhe furnizimin e grupeve terroriste. Ato, duke prodhuar informacione dhe programe të shumta u përpoqën të justifikojnë ofensivat e ISIS dhe kriminelët e këtij grupi terrorist i paraqitën si shëmbëlltyrë e Kalifatit të vërtetë.

Qëkur shpërtheu shkëndija e parë e valës së zgjimit islamik në rajonin e LM, Perëndimi bëri përpjekje të shumta për ta vendosur nën kontroll dhe për ta orientuar këtë valë zgjimi që drejtohej kundër pushtetarëve diktatorë vasalë të perëndimit. Politikanët perëndimorë bënë të gjitha përpjekjet për ta konfiskuar këtë zgjim islamik dhe për ta shfrytëzuar atë për realizimin e qëllimeve të tyre. Në kuadrin e këtyre përpjekjeve, edhe mediat perëndimore luajtën rol të rëndësishëm dhe një pjesë e madhe e politikave të perëndimit në lidhje me zhvillimet në LM u zbatuan nga mediat perëndimore. Gjigandët mediatikë që i pasqyrojnë ndryshme zhvillimet në rajon, duke shfrytëzuar taktika mediatike dhe duke i ndryshuar ato shpeshherë, bënë përpjekje të shumta për të ndikuar në zhvillimet rajonale.

Në një vështrim të përgjithshëm mund të thuhet se gjatë viteve të fundit, mediat perëndimore kanë ndjekur disa strategji duke shfrytëzuar taktika mediatike kundërthënëse. Psh, media si BBC, në lidhje me shkëndijën e parë të valës së zgjimit islamik që shpërtheu në Tunizi, ndoqi taktikën (silent news) duke mbajtur heshtje të plotë ashtu si dhe politikanët anglezë. Por pas disa ditëve, BBC në programet në gjuhë të ndryshme filloi të japë disa lajme sporadike nga lëvizja e zgjimit islamik në Tunizi dhe u përpoq që protestat në këtë vend t’i paraqesë si të zakonshme. Ishte plotësisht e qartë se BBC përpiqej t’a prezantonte lëvizjen revolucionare të popullit tunizian si diçka të parëndësishme. Këtë qëllim, kjo media angleze përpiqej ta arrinte duke i prezantuar lajmet nga Tunizia si lajme të dorës së dytë, tretë apo të katërt në edicionet informative të saj. Këtë strategji informative ndoqën edhe mediat dhe agjencitë perëndimore të lajmeve si Reuters, AP, AFP etj. Psh, këto media trajtonin gjerësisht lajmet nga Afganistani dhe rajone të tjera të botës duke ftuar analistë e komentatorë dhe linin në hije lajmet nga protestat popullore në Tunizi. Dukej sikur këto media vepronin krejtësisht të koordinuara dhe përpiqeshin të blinin kohë për diktatorin tunizian që ishte vasal i Perëndimit.

 

Kur kjo taktikë nuk dha rezultat, brenda disa ditëve mediat perëndimore ndryshuan taktikën. Duke parë se kishin rrezikuar së tepërmi kredibilitetin e tyre mediatik, këto media filluan të përkrahin popullin tunizian dhe u përpoqën të krijojnë bindjen se perëndimi është përkrahës i të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Por pasi u bë e qartë se revolucioni popullor në Tunizi ishte i pakthyeshëm, Zëri i Amerikës menjëherë filloi të shfaqë vrasjen e protestuesve tunizianë dhe u përpoq të krijojë te opinioni publik idenë se Amerika synon të përkrahë të drejtat e popullit protestues. Kundër grupeve islamiste në Tunizi, mediat perëndimore përdorën taktikën mediatike Black Exponential News. Rrjetet amerikane si CNN, protestuesit i quajtën vandalë dhe në programe të ndryshme informative u përpoqën të krijonin rrethanat për shtypjen e tyre. Një taktikë tjetër ishte bombardimi i trurit me lajme pa asnjë burim me qëllim dizinformimin e opinionit publik. Kjo taktikë u përdor më shumë nga mediat agresive si Fox News që bombarduan opinionin publik me lajme e komente me tone të ndryshme por me përmbajtje dhe qëllim të njëjtë që paralajmëronin për rrezikun e përhapjes së islamizmit.

 

Por përsa i përket Sirisë, për shkak të periudhës së gjatë të zhvillimeve të krizës në këtë vend, u përdorën strategji të ndryshme në etapa të ndryshme. Që nga fillimi i konfliktit në Siri, vendet perëndimore dhe arabe mobilizuan mediat e tyre për të dëmtuar imazhin e ushtrisë siriane. Këto media nuk thonin asgjë për vrasjen e civilëve sirianë nga armët kimike të terroristëve në Siri dhe Irak dhe për ndihmat ushtarake dhe logjistike të vendeve perëndimore dhe arabe që u dërgoheshin terroristëve nëpërmjet kufirit të Turqisë me Sirinë. Gjithashtu, këto media trumbetonin gjerësisht me lajme pompoze vrasjen e civilëve forcat ushtarake të presidentit sirian Bashar Asad dhe në këtë mënyrë spekulonin dhe manipulonin ndjenjat e popujve. Në këtë kuadër, Zëri i Amerikës në një raport të tij, pa përmendur fare rolin e grupeve terroriste në krijimin e krizës humanitare në Alepo, theksonte se civilët në Alepo po vriten nga bombardimet e avionëve sirianë dhe rusë. Përveç kësaj, armiqtë e përbetuar të ushtrisë siriane që janë thellësisht të pakënaqur dhe të zemëruar nga çlirimi i Alepos nga zgjedha e terroristëve, duke publikuar imazhe të vjetra të grave dhe fëmijëve, u përpoqën të dëmtonin imazhin e ushtrisë siriane dhe ta prezantonin atë si armike e e popullit sirian. Ata duke shfrytëzuar foto të vjetra që kishin të bënin me Rripin e Gazës në Palestinë si dhe imazhe të viteve 2014 dhe 2015, u përpoqën që operacionin çlirimtar të ushtrisë siriane ta paraqisnin si një sulm të egër kundër popullit të përvuajtur të Alepos. Psh,kanali televiziv saudit Al Arabia që është i njohur për qëndrimet armiqësore të tij kundër ushtrisë kombëtare të Sirisë, më 14 Dhjetor 2016, publikoi një lajm me titull “raport informativ mbi zhvillimet më të fundit në Alepo”. Ky rrjet televiziv e filloi këtë raport duke shfaqur të ashtuquajturit “Helmetat e bardha” duke nxjerrë një djalë të vogël nga rrënojat e një ndërtese. Duhet theksuar se “Helmetat e bardha” janë kritikuar disa herë nga gazetarët për lidhjet e tyre me terroristët e Frontit Al Nusra.

Jimm Deen, kryeredaktor i revistës “Veterans Today” nga Atlanta, thotë:” Perëndimi e përdor si një taktikë prezantimin e ushtrisë siriane si një forcë ushtarake e egër dhe e pamëshirshme. Vendet perëndimore përpiqen të kontrollojnë rrjedhën e luftës në Siri, sepse për fat të keq, në vendet si SHBA, Britania dhe Kanadaja, shërbimet agjenturore bashkëpunojnë ngushtë me mediat publike.” Jimm Deen, duke hedhur poshtë propagandën e mediave perëndimore kundër ushtrisë siriane dhe pretendimet e këtyre mediave se forcat siriane po masakrojnë civilët në lindje të Alepos, shton:” Akuzat se civilët në Alepo po bombardohen me fuçi me eksploziv dhe se ky qytet është kthyer në një varrezë masive, janë krejtësisht të pabaza. Ushtria siriane nuk ka asnjë dëshirë për vrasjen e civilëve dhe për shkatërrimin e pronave të tyre, sepse të tilla veprime nuk i shërbejnë realizimit të qëllimit të saj që është çlirimi i Alepos.”

Gazeta angleze “The Indipendent”  duke analizuar zhvillimet në terren në Alepo, vë në dyshim paanshmërinë e mediave perëndimore sa u përket zhvillimeve në Siri. Kjo gazetë shkruan se zhvillimet në Alepo dhe në Mosul të Irakut janë shumë të ngjashme, por mbulimi që u bëhet këtyre zhvillimeve tëngjashme nga mediat perëndimore është tepër i ndryshëm. Ndryshe nga sa propagandohet në mediat perëndimore se qeveria e presidentit sirian Bashar Asad është përgjegjëse për vrasjen e civilëve në Alepo, sekretari i komitetit për çështjet humanitare të OKB, Stephen O’Brien, raportoi: “ Kam konstatuar se opozitarët e armatosur pengojnë largimin e civilëve nga zonat lindore të Alepos, por për fat të keq, ky realitet nuk pasqyrohet në mediat perëndimore.” Në raportin e sekretarit të komitetit për çështjet humanitare të OKB thuhet:” Ndoshta arsyeja e publikimit të raporteve mediatike që janë tepër të ndryshme nga zhvillimet reale në Alepo dhe Mosul, mund të jetë fakti se në këto zona nuk ndodhet asnjë gazetar perëndimor dhe nëse ndonjë gazetar transmeton lajme reale nga zonat e konfliktit, ai rrezikon të merret peng nga grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra dhe ti pritet koka.” Shumë prej gazetarëve të huaj të vendosur në Liban dhe në Turqi janë përpjekur për përcjelljen reale të zhvillimeve në Siri dhe në disa raste janë përpjekur të kontaktojnë edhe me dëshmitarë okularë, por në të shumtën e rasteve kanë rënë të duart e terroristëve të ISIS dhe të Al Nusras dhe janë ekzekutuar në mënyrat më mizore.

Andrew  Ashdown, prift i kishës anglikane të Anglisë, i cili me shpenzimet e veta dhe në mënyrë të pavarur ka shkuar në Siri, pas kthimit nga ky vend, dha një intervistë ekskluzive për kanalin televiziv rus në gjuhën angleze Russia Today, ku theksoi:” Raportet e mediave perëndimore në lidhje me zhvillimet në Siri janë të njëanshme dhe merren vetëm nga burimet e terroristëve në lindje të Alepos. Në Angli dhe në Europë mesazhet janë tepër të njëanshme. Dua të them se ne i marrin informacionet nga Siria vetëm nga burimet e terroristëve në Alepo, por unë pata rastin që me shpenzimet e mia dhe në mënyrë krejt të pavarur të shkoj në Siri dhe të dëgjoj nga gojët e njerëzve historitë dhe bëmat barbare të terroristëve kundër popullsisë civile në Siri.”

Për mendimin tuaj, sa njerëz munden që si ky prift anglez të shkojnë në Siri dhe të njihen nga afër me realitetin atje dhe të mos besojnë lajmet që sajohen e përgatiten nga mediat perëndimore?