Sabotimet e Amerikës ndaj dërgimit të ndihmave ushqimore në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44015-sabotimet_e_amerikës_ndaj_dërgimit_të_ndihmave_ushqimore_në_jemen
Në vazhdim të sabotimeve të regjimit Al Saud ndaj dërgimit të ndihmave ushqimore në Jemen, Arabia Saudite së fundi nuk ka lejuar hyrjen e një anije me ndihma ushqimore në portin Al-Hadida në perëndim të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 03, 2017 03:50 Europe/Tirane
  • Sabotimet e Amerikës ndaj dërgimit të ndihmave ushqimore në Jemen

Në vazhdim të sabotimeve të regjimit Al Saud ndaj dërgimit të ndihmave ushqimore në Jemen, Arabia Saudite së fundi nuk ka lejuar hyrjen e një anije me ndihma ushqimore në portin Al-Hadida në perëndim të Jemenit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Arabia Saudite pasi ka penguar hyrjen e një anije e ngarkuar me grurë në portin Al-Hadida të Jemenit, anijen në fjalë e ka detyruar të shkojë në portin e Xhedas dhe ta shkarkojë aty ngarkesën e saj që ishte destinuar për Jemen. Porti Al-Hadida është i vetmi korridor për të hyrë në provincat të cilat janë nën kontroll të qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit. Ndërkohë që koalicioni saudit pretendon se porti Al-Hadida është një port ushtarak. Qendra për zhvillim dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut në Lindjen e Mesme ka dënuar ashpër propagandën e mediave të Arabisë Saudite kundër portit Al Hadida të Jemenit të cilat pretendojnë se ky port përdoret për operacione ushtarake të ushtrisë dhe komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit.