ISIS ekzekuton me vdekje 3 prej krerëve të tij në Mosul
Grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me vdekje 3 prej krerëve të tij në qytetin Mosul për shkak se janë larguar nga zonat e luftimeve me ushtrinë irakiane në lindje të këtij qyteti.
Abu Talahe Shami, Hasan Gehtani, Abugetade Eraki, janë tre krerët që kishin dezertuar nga lufta me ushtrinë irakiane në lindje të Mosulit dhe që janë ekzekutuar nga ISIS. Vendimi për ekzekutimin e tyre u zbatua në rajonin Devase në perëndim të Mosulit. Ndërkohë mësohet se ISIS ka larguar dhe dërguar familjarët e anëtarëve të tij në rajonin Beaxh të Sirisë. Vlen të theksohet se ISIS ka vendosur elementë lokalë dhe persona të gatshëm për kryerjen e akteve kamikaze në zonat perëndimore të Mosulit. Javën e kaluar forcat irakiane kanë arritur të çlirojnë plotësisht zonat lindore të qytetit Mosul.