ISIS komplet i rrethuar në këtë qytet
Shkurt 03, 2017 16:27 Europe/Tirane
Zëdhënësi i forcave vullnetare të Irakut, ka bërë të ditur se terroristët e ISIS janë rrethuara tërësisht në aksin perëndimor të qytetit Mosul.
Sipas Parstoday, Ahmed Al Asadi, zëdhënësi i forcave vullnetare të Irakut, ka njoftuar se me operacionet e forcave vullnetare në rajonet perëndimore të Mosulit rreth vijave kufitare me Sirinë, pjesëtarë të grupit terrorist ISIS nuk mund të kalojnë dhe të ikin në asnjë mënyrë nga ky rajon. Al Asadi ka shtuar: Terroristët e ISIS në rajonin midis Telafarit dhe brigjeve perëndimore të qytetit Mosul janë të rrethuar tërësisht dhe pa asnjë dyshim se këto operacione do të bëhen shkak që shumë shpejt të çlirohet i tërë ky rajon deri në qytetin Senxhar.
Tags