Çlirohen dhjetë fshatra në perëndim të provincës Ninva
Forcat vullnetare të Irakut në vazhdën e operacionit kundër terroristëve të ISIS, kanë arritur të çlirojnë dhjetë fshatra të tjerë në provincën Ninva në veri të Irakut.
Forcat vullnetare irakiane Hashd Al Sh’abi duke çliruar dhjetë fshatra në perëndim të provincës Ninva, kanë mbyllur rrugët e furnizimit të terroristëve të ISIS mes shkretëtirës Ninva dhe zonave malore Makhul në provincën Salahudin. Ndërkohë burime ushtarake irakiane bëjnë të ditur se forcat irakiane e kanë shtuar përqendrimin e tyre në pjesën jugore të Mosulit në koordinim me forcat vullnetare dhe forcat Pishmerga që po avancojnë nga pjesa perëndimore e këtij qyteti. Nëntë terroristë të ISIS janë vrarë nga forcat irakiane në pjesën lindore të Mosulit gjatë spastrimit të zonave të çliruara në këtë rajon.