Fillon faza e tretë e operacionit për çlirimin e Rakës
Shkurt 04, 2017 20:18 Europe/Tirane
Forcat demokratike kurde siriane kanë filluar sot fazën e tretë të operacionit për çlirimin e qytetit Raka në lindje të Sirisë.
Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, qëllimi i forcave demokratike të Sirisë është ndarja e qytetit Raka nga rajonet përreth dhe bllokimi i rrugës që lidh Rakën me qytetin Dejrul Zur, çka do të çonte në rrethimin e plotë të terroristëve të ISIS në të ashtuquajturin kryeqytet të kalifatit të tyre. Forcat demokratike kurde të Sirisë përbëjnë një koalicion mes forcave politike dhe ushtarake kurde, arabe, asiriane, armene dhe turkmene, koalicion që është krijuar në vitin 2015 dhe që përkrahet edhe nga SHBA.
Tags