Jordania futet në luftën e Sirisë
Avionët luftarakë të Jordanisë për herë të parë kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në jug të Sirisë.
Agjencia e lajmeve ISNA duke cituar kanalin televiziv Al Xhazira, njoftoi se ushtria e Jordanisë me anë të një deklarate të lëshuar me rastin e përvjetorit të vrasjes së shtetasve jordanez në luftën kundër ISIS, avionët luftarakë të forcave ajrore të Mbretërisë së Jordanisë të premten pasdite kanë sulmuar objektiva të ndryshme të terroristëve të ISIS në jug të Sirisë që një prej këtyre objektivave ishte edhe një bazë e ushtrisë siriane e cila ishte pushtuar nga terroristët e ISIS. Në këtë deklaratë thuhet se avionët luftarakë të forcave ajrore të Jordanisë duke përdorur dronët dhe bombat inteligjente, kanë bombarduar depot e armëve, punishtet e autobombave, pajisjet luftarake dhe bunkerët e terroristëve të ISIS. Sipas burimeve të ushtrisë së Jordanisë, gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të ISIS dhe janë shkatërruar shumë automjete luftarake të tyre. Vlen të theksohet se një vit më parë në janar të vitit 2015, grupi terrorist ISIS ka djegur për së gjalli Moadh Al-Kesasibe.