Vazhdon avancimi i ushtrisë siriane në qytetin Homs
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44235-vazhdon_avancimi_i_ushtrisë_siriane_në_qytetin_homs
Ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë avancuar shumë në operacionin për çlirimin e rajonit Haghel Mohr në periferinë lindore të qytetit Homs.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2017 14:55 Europe/Tirane
  • Vazhdon avancimi i ushtrisë siriane në qytetin Homs

Ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë avancuar shumë në operacionin për çlirimin e rajonit Haghel Mohr në periferinë lindore të qytetit Homs.

Në përleshjet me grupin terrorist ISIS, ushtria siriane ka vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS në fshatin Garie Bidha dhe përreth aeroportit Tifur në qytetin Homs. Përvec kësaj mësohet se ushtria siriane ka vënë nën kontroll rajonet Hatanie, Xhehar dhe Perul Merhatan. Ushtria siriane e mbështetur nga aleatët e saj ka shkatërruar disa depo armatimesh të ISIS në rajonin Deirfur, Kaferlaha, Tel Daheb dhe Teldo në periferi të Homsit. Operacione të ushtrisë siriane kundër terroristëve të ISIS ka pasur edhe në lindje të aeroportit Sin në periferi të provincës Damask, ku janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS.