Regjimi Al Khalifa gjykon qytetarët në gjykata ushtarake
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44319-regjimi_al_khalifa_gjykon_qytetarët_në_gjykata_ushtarake
Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit po lehtëson masa e Kushtetutës së këtij vendi në lidhje me gjykatat ushtarake në mënyrë që të mund të gjykojë civilët në këto gjykata.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 06, 2017 13:52 Europe/Tirane
  • Regjimi Al Khalifa gjykon qytetarët në gjykata ushtarake

Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit po lehtëson masa e Kushtetutës së këtij vendi në lidhje me gjykatat ushtarake në mënyrë që të mund të gjykojë civilët në këto gjykata.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Ahmed Al-Mela, kryetari i Parlamentit të Bahrejnit, deklaroi: "Parlamenti i Bahrejnit sot do të mbajë një takim me Khaliga bin Ahmed Ale Khalifa, komandanti i ushtrisë së Bahrejnit, për të diskutuar në lidhje me lehtësimin e masave të Kushtetutës sipas planit të propozuar nga Hamd bin Isa, mbreti i Bahrejnit". Sipas këtij plani, do të lejohet gjykimi i qytetarëve bahrejnas në gjykatat ushtarake të këtij vendi. Teksti i nenit 105 të Kushtetutës së Bahrejnit thotë: "Sfera e veprimit të gjykatave ushtarake në lidhje me krimet ushtarake të cilat mund të kryhen nga forcat e mbrojtjes, garda kombëtare dhe nga forcat e sigurisë publike. Ky ligj mund të përfshijë të tjerët vetëm në kushte të veçanta në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme".