Bashar Asad: Situata në Siri po stabilizohet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44477-bashar_asad_situata_në_siri_po_stabilizohet
Presidenti i Sirisë priti sot në Damask një delegacion të Dumës ruse ku deklaroi se situata në Siri po stabilizohet ashtu siç e kishin programuar Damasku dhe Moska.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2017 15:08 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Situata në Siri po stabilizohet

Presidenti i Sirisë priti sot në Damask një delegacion të Dumës ruse ku deklaroi se situata në Siri po stabilizohet ashtu siç e kishin programuar Damasku dhe Moska.

“Populli sirian është i vendosur në vazhdimin e luftës kundër terrorizmit dhe në realizimin e procesit të pajtimit kombëtar si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës në Siri”-deklaroi presidenti sirian. Bashar Asad e cilësoi të rëndësishëm rolin e Rusisë në përballjen me komplotet e Perëndimit dhe në mbrojtjen e interesave të popullit sirian dhe falenderoi Moskën për përpjekjet e shumta në luftën kundër terrorizmit. Delegacioni parlamentar rus, nëkëtë takim deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur të vazhdojë  luftën kundër grupeve terroriste në Siri.