Shfarosen bazat e ISIS në Telfar
Avionët luftarakë të ushtrisë irakiane ditën e mërkurë kanë bombarduar pozicionet e grupit terrorist ISIS në qytetin Telfar duke shfarosur bazat dhe automjetet luftarake të këtij grupi terrorist takfirist.
Agjencia Eufrat News njofton se në operacionin e ushtrisë irakiane janë vrarë 21 pjesëtarë të ISIS dhe shkatërruar 3 automjete të tyre. Nga ana tjetër forcat popullore Hashd Shaabi në Irak kanë neutralizuar një sulm të terroristëve të ISIS në jug të rajonit Teatave pjesë e qytetit Mosul. Në luftimet përkatëse janë vrarë të paktën 20 pjesëtarë të ISIS. Forcat irakiane gjithashtu kanë shkatërruar tre automjete të ISIS në afërsi të rajoni Haxhaf që ndodhet në jug të rajonit Telabate. Pas nisjes së operacionit për çlirimin e qyteteve dhe fshatrave të provincës Ninva në Irak, shumë zona të kësaj province janë pastruar nga prania e terroristëve takfiristë. Grupi terrorist ISIS ka sulmuar dhe pushtuar Mosulin në vitin 2014 duke u mbështetur financiarisht dhe me mjete ushtarake nga Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë dhe arabë si Arabia Saudite. Mirëpo ushtria irakiane e mbështetur nga forcat popullore ka arritur të çlirojë pjesën më të madhe të zonave të pushtuara nga terroristët e ISIS.