Hanie thekson për nevojën e përballjes me regjimin sionist
Zv.drejtori i zyrës politike të Hamasit ka theksuar për nevojën e përballjes me sulmet e regjimit sionist që po i kryen ndaj popullit palestinez.
Ismail Hanie, zv/drejtor i zyrës politike të Hamasit, të enjten në mbrëmje në takimin e zhvilluar me Mustafa Sirnich, ambasador i Turqisë në Palestinës, duke dënuar miratimin e ligjit nga ana e Knesetit (parlamentit) të regjimit sionist për legalizimin e kolonive të reja , ka thënë se palestinezët për mbrojtjen e tokave dhe idealeve të tyre, do të përdorin çdo mundësi. Vlen të theksohet se parlamenti i regjimit sionist ka miratuar planin special për ndërtimin e kolonive sioniste, duke i dhënë legjitimitet uzurpimit të tokave dhe shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve. Ky veprim i parlamentit të regjimit sionist ka ngjallur reagime dhe kritika në nivel botëror. Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të hënën në Bruksel ka theksuar se ndërtimi i kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës është veprim i jashtëligjshëm dhe Bashkimi Evropian nuk i pranon kolonitë sioniste të Izraelit në territoret palestineze.