Sulme terroriste në Bagdad
Shkurt 10, 2017 20:27 Europe/Tirane
Të paktën tre civilë janë vrarë, gjatë dy sulmeve të ndara në kryeqytetin irakian, Bagdad, raportojnë burime policore të Irakut.
“Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën kur një bombë shpërtheu në një rrugë në zonën Al-Tajiyat në veri të Bagdadit”, tha kapiteni i policisë Nazhan al-Khader. Al-Khader konfirmoi se në një incident tjetër në qarkun Al-Mahmudiya të Bagdadit, sulmues të panjohur kanë qëlluar për vdekje civilët irakianë duke vrarë 3 dhe duke plagosur 6 të tjerë. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e kryera.
Tags