Ushtria siriane ndodhet vetëm disa metra pranë qytetit Al-Bab
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44709-ushtria_siriane_ndodhet_vetëm_disa_metra_pranë_qytetit_al_bab
Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës, dje në mbrëmje kanë arritur në portat e qytetit Tadef që është vetëm disa qindra metra larg qytetit Al-Bab.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2017 08:30 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane ndodhet vetëm disa metra pranë qytetit Al-Bab

Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës, dje në mbrëmje kanë arritur në portat e qytetit Tadef që është vetëm disa qindra metra larg qytetit Al-Bab.

Sipas një njoftimi të radiotelevizionit shtetëror të Iranit, ushtria siriane po vazhdon operacionet e saj nga lindja e qytetit Al-Bab dhe tashmë ndodhet vetëm 800 metra larg këtij qyteti. Ndërsa kanali televiziv Mejadin njoftoi se njësitet ushtarake të operacionit “ Mburoja e Eufratit” janë duke u tërhequr nga bastionet e tyre. Qyteti Al Bab ndodhet 30 km larg kufirit të Sirisë me Turqinë dhe është një qytet i cili mbahet i rrethuar nga forcat turke dhe ato opozitare. Qeveria e presidentit Rexhep Taip Erdogan është një prej mbështetësve kryesorë të terroristëve në Siri dhe në verë të vitit 2016 ka dhënë urdhër për nisjen e operacionit “Mburoja e Eufratit” duke pretenduar se ky operacion bëhet për të larguar dhe spastruar zonat kufitare të Sirisë me Turqinë nga prania e terroristëve të ISIS, mirëpo qëllimi kryesor i Turqisë është mbrojtja e opozitarëve të armatosur të qeverisë siriane. Me çlirimin e qytetit Al-Bab ushtria siriane do të parandalojë trafikun e naftës, relikave antike dhe mbështetjen logjistike të Turqisë për terroristët. Kriza në Siri ka nisur në vitin 2011 me agresionin e grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre si Turqia të cilët kishin për qëllim rrëzimin e presidentit Bashar Asad.