Çlirohet qyteza Tadef në qytetin Al Bab të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i44789-Çlirohet_qyteza_tadef_në_qytetin_al_bab_të_sirisë
Ushtria siriane e mbështetur nga forcat vullnetare ka arritur të çlirojë qytezën Tadef në afërsi të qytetit Al Bab.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 12, 2017 04:45 Europe/Tirane
  • Çlirohet qyteza Tadef në qytetin Al Bab të Sirisë

Ushtria siriane e mbështetur nga forcat vullnetare ka arritur të çlirojë qytezën Tadef në afërsi të qytetit Al Bab.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës, forcat e ushtrisë siriane në operacionin për çlirimin e qytezës Tadef kanë vrarë të paktën 65 terroristë. Me çlirimin qytezës Tadef forcat siriane ndodhen shumë pranë hyrjes së qytetit Al Bab. Ditën e shtunë është dhënë lajmi se ushtria siriane po vazhdon operacionet e saj nga lindja e qytetit Al-Bab dhe tashmë ndodhet vetëm 800 metra larg këtij qyteti. Ndërsa kanali televiziv Mejadin njoftoi se njësitet ushtarake të operacionit “ Mburoja e Eufratit” janë duke u tërhequr nga bastionet e tyre. Qyteti Al Bab ndodhet 30 km larg kufirit të Sirisë me Turqinë dhe është një qytet i cili mbahet i rrethuar nga forcat turke dhe ato opozitare.