Al Khalifa nuk pranon dorëzimin e kufomave të martirëve
Aleanca të rinjtë revolucionarë 14 shkurti njoftoi se regjimi Al Khalifa i Bahrejnit nuk pranon që familjarëve të dëshmorëve tu dorëzojë kufomat e dëshmorëve.
Sipas kësaj aleance regjimi Al Khalifa nuk ka pranuar të dorëzojë trupat e martirëve Reza Gesare, Mahmud Habib dhe Mustafa Abdali tek familjarët e tyre. Në deklaratën e lëshuar nga lëvizja rinore 14 Shkurti, thuhet: regjimi Al Khalifa përkundër normave dhe dispozitave ndërkombëtare, për të mbuluar krime e tij dhe nga frika e reagimit të popullit në Bahrejn, nuk pranon të dorëzojë kufomat e martirëve të ekzekutuar me vdekje, mirëpo ky regjim duhet ta dijë se do të përballet me pasoja akoma më të rënda nëse vazhdon të veprojë në këtë mënyrë.