Damasku i gatshëm për shkëmbimin e të burgosurve
Shkurt 13, 2017 15:13 Europe/Tirane
Një burim sirian ka bërë të ditur se Damasku është i gatshëm që në kuadër të procesit të negociatave në Astana të Kazakistanit, të bëjë shkëmbimin e të burgosurve dhe në të kundërtën edhe grupet terroriste duhet të lirojnë civilët sirianë që kanë rrëmbyer.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se një burim zyrtar i Sirisë ka deklaruar se autoritetet siriane kanë vendosur të bëjnë shkëmbimin e të burgosurve me civilët sirianë që janë zënë rob nga grupet terroriste. Ky burim sirian ka theksuar se deri më tani qeveria e Sirisë ka arritur të lirojë shumë civilë sirianë që janë rrëmbyer nga grupet terroriste.