Humbjet e mëdha të ISIS nga sulmet ajrore të Irakut
Burimet ushtarake të Irakut kanë bërë të ditur vrasjen e dhjetëra terroristëve të ISIS gjatë sulmeve ajrore të kryera të hënën pasdite nga avionët luftarakë të këtij vendi në provincën veriore Ninva.
Agjencia irakiane e lajmeve njofto njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka deklaruar se nga sulmet ajrore të avionëve luftarakë të Irakut që janë kryer të hënën pasdite kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në provincën Ninva, janë vrarë të paktën 60 terroristë takfiristë të grupit ISIS. Gjatë këtyre operacioneve rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe forcat vullnetare popullore të Irakut. Në këto operacioneve janë shkatërruar 15 automjete luftarake dhe 3 autobomba. Ndërkohë, kryetari i komisionit për siguri dhe mbrojtje në Parlamentin e Irakut, ka deklaruar se ISIS gjatë operacioneve të forcave irakiane për çlirimin e pjesës lindore të qytetit Mosul, ka humbur shumicën e komandantëve të gradës së parë dhe të dytë të tij. Hakim Al-Zameli shtoi: "ISIS gjatë operacioneve të forcave irakiane për çlirimin e pjesës lindore të qytetit Mosul përveç këtyre komandantëve të lartë, ka humbur edhe lidhjen me Abu Bekr Al-Bagdadi, kreun e këtij grupi terrorist. Terroristët e ISIS pas çlirimit të më tepër se gjysmën e qytetit Mosul nga forcat irakiane, aktualisht ka humbur komandën dhe kontrollin e vet dhe nuk do të ketë mundësi për të rezistuar përball forcave të armatosura të Irakut dhe kundërshtimeve popullore.