Forcat irakiane të gatshme për të çliruar perëndimin e Mosulit
Komanda e brigadës së nëntë të ushtrisë irakiane shprehur gatishmërinë për nisjen e operacion për çlirimin e zonave perëndimore të qytetit Mosul.
Sipas një njoftimi të shtabit të ushtrisë irakiane, brigada e nëntë ka nisur të lëvizë në drejtim të jugut dhe perëndimit të qytetit Mosul për çlirimin e zonave perëndimore nga prania e terroristëve të ISIS. Ushtria e Irakut ka bërë të ditur se avionët luftarakë të ushtrisë së këtij vendi kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonin Keirun në perëndim të Mosulit dhe gjatë bombardimit të këtij rajoni, janë vrarë 40 terroristë të ISIS. Gjatë këtyre sulmeve ajrore janë shkatërruar disa automjete luftarake dhe janë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Ndërkohë burimet informative kanë njoftuar për fillimin e shërbimeve të qeverisë irakiane në pjesën lindore të Mosulit pas çlirimit të saj nga pushtimi i terroristëve të ISIS duke filluar edhe operacionet për rindërtimin e objekteve të shkatërruara. Operacioni për çlirimin e qytetit Mosul ka nisur me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi të lëshuar në tetor të vitit 2016. Për momentin lindja e këtij qyteti është çliruar plotësisht nga prania e terroristëve të ISIS.