Vriten disa mercenarë sauditë në një sulm të ushtrisë së Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45002-vriten_disa_mercenarë_sauditë_në_një_sulm_të_ushtrisë_së_jemenit
Në një sulm të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit kundër bazës saudite Sude në provincën Xhizan, shumë ushtarakë sauditë janë vrarë dhe janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 14, 2017 19:04 Europe/Tirane
  • Vriten disa mercenarë sauditë në një sulm të ushtrisë së Jemenit

Në një sulm të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit kundër bazës saudite Sude në provincën Xhizan, shumë ushtarakë sauditë janë vrarë dhe janë plagosur.

Sipas një njoftimi të radiotelevizionit shtetëror të Iranit në këtë operacion ushtria e Jemenit ka vrarë 12 ushtarakë sauditë. Forcat jemenase në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite në Jemen, disa herë ka sulmuar bazat ushtarake të Arabisë Saudite në jug të vendit.  Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit gjithashtu sot kanë sulmuar me predha bazën ushtarake Lialin të Arabisë Saudite ponë rajonin Xhizan. Përleshje mes ushtrisë së Jemenit dhe mercenarëve sauditë ka pasur edhe në rajonet Rada dhe Garishie të provincës Bidha në jug të Jemenit, ku mësohet të jenë vrarë disa mercenarë sauditë. Gjithashtu ushtria e Jemenit ka sulmuar me predha mercenarët sauditë në lindje të qytetit Sedaj në provincën Xhuf në veri të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite prej dje kanë nisur sulmet kundër provincës Taiz duke e sulmuar këtë provincë të paktën 50 herë. E mbështetur nga Amerika dhe Anglia, Arabia Saudite ka nisur agresionin kundër Jemenit që prej marsit të vitit 2015 me pretekstin e rikthimit në pushtet të Mansur Hadit presidentit të vetë dorëhequr të Jemenit, duke marrë jetën e të paktën 11 mijë shtetasve të pafajshëm jemenas.