Vizita e Erdogan në vendet arabe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45024-vizita_e_erdogan_në_vendet_arabe
Presidenti i Turqisë në kuadër  vizitave të tij në vendet e Gjirit Persik, është nisur drejt Dohas kryeqytetit të Katarit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2017 03:55 Europe/Tirane
  • Vizita e Erdogan në vendet arabe

Presidenti i Turqisë në kuadër  vizitave të tij në vendet e Gjirit Persik, është nisur drejt Dohas kryeqytetit të Katarit.

Rexhep Taip Erdogan, pas përfundimit të vizitave në Bahrejn dhe Arabinë Saudite ku u takua me funksionarët e këtyre vendeve, dje në mbrëmje në krye të një delegacioni të lartë u nis drejt Katarit. Më herët Selam Mubarak Shafa ambasador i Katarit në Ankara kishte thënë se vizita e Erdogan në Katar kryhet në kuadër të bashkëpunimit dhe pas takimit të dytë të komitetit të lartë strategjik Turqi-Katar që u mbajt më 18 dhjetor 2016. Në atë takim Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë dhe sheik Tamim Bin Hamd Al Thani emir i Katarit diskutuan për çështje të rëndësishme dypalëshe dhe rajonale.