Arabia Saudite përsëri përdor bomba fragmentale kundër Jemenit
(last modified Thu, 16 Feb 2017 06:52:57 GMT )
Shkurt 16, 2017 07:52 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite përsëri përdor bomba fragmentale kundër Jemenit

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite të enjten në orët e para të mëngjesit katër herë kanë sulmuar vendbanimet civile të qytetit Sa'de të Jemenit duke përdorur bomba frakmentale.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se edhe më parë avionët luftarakë të Arabisë Saudite disa herë kanë përdorur bomba fragmentale gjatë bombardimeve në qytetet e Jemenit. Ministria e Mbrojtjes së Anglisë së fundi ka deklaruar se ky vend nëpërmjet një kontrate për shitblerjen e armëve, 500 bomba fragmentale i ka shitur Arabisë Saudite. Organizata Amnisty International gjatë muajve të fundit me anë të deklaratave të saj, ka paralajmëruar se ekzistenca e bombave fragmentale të pashpërthyera në disa rajone të Jemenit, e kanë shndërruar këtë vend në një zonë të minuar. Përdorimi i bombave fragmentale në bazë të konventës së municioneve fragmentale të miratuar në vitin 2008, e cila deri më tani është nënshkruar nga 108 vende të botës duke përfshirë edhe Anglinë, konsiderohet veprim i ndaluar. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.

Tags