Shtohet numri i viktimave të sulmeve terroriste në Bagdad
Shkurt 16, 2017 17:01 Europe/Tirane
Burime spitalore irakiane bëjnë të ditur se si pasojë e shpërthimit të një autobombe në një shesh publik në Bagdad, 51 civilë irakianë kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur, përgjegjësinë për këtë sulm terrorist që u krye në rajonin Al Bia në jug të Bagdadit, e ka marrë grupi terrorist ISIS.
Gjithashtu dje një autobombë shpërtheu në rajonin Al Habibie të Bagdadit, duke shkaktuar 25 të vrarë e të plagosur në radhët e civilëve irakianë.
Tags