Liga Arabe përkrah rrugëzgjidhjen me dy shtete
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45142-liga_arabe_përkrah_rrugëzgjidhjen_me_dy_shtete
Sekretari i përgjithshëm i LA u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të OKB, ku theksoi se LA përkrah zgjidhjen e krizës palestineze nëpërmjet formimit të dy shteteve të pavarura të Palestinës dhe Izraelit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 16, 2017 21:05 Europe/Tirane
  • Liga Arabe përkrah rrugëzgjidhjen me dy shtete

Sekretari i përgjithshëm i LA u takua sot me sekretarin e përgjithshëm të OKB, ku theksoi se LA përkrah zgjidhjen e krizës palestineze nëpërmjet formimit të dy shteteve të pavarura të Palestinës dhe Izraelit.

Ahmed Abul Gejt, sekretar i përgjithshëm i LA, në takimin e  zhvilluar në Kajro me Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB, theksoi: Për dhënien fund të tensioneve mes Palestinës dhe Izraelit duhet të shfrytëzohet rrugëzgjidhja e formimit të dy shteteve të pavarura të Palestinës dhe Izraelit, e cila është një rrugëzgjidhje e pranuar nga BN dhe që parashikon krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës në kufijtë e vitit 1967. Nga ana e tij, edhe sekretari i përgjiihshëm i OKB deklaroi se kjo organizatë mbetet e angazhuar në përkrahjen e rrugëzgjidhjes së dy shteteve të pavarura. Regjimi i Izraelit, pas krijimit të tij në vitin 1948, në vitin 1967 pushtoi 55 % të territoreve palestineze, por ky pushtim nuk është pranuar nga BN dhe OKB.