Autoritetet irakiane theksojnë ruajtjen e unitetit kombëtar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45170-autoritetet_irakiane_theksojnë_ruajtjen_e_unitetit_kombëtar
Zv/presidenti i Irakut ka kërkuar forcimin e unitetit kombëtar të të gjitha grupeve në këtë vend për tu përballur në mënyrë sa më të vendosur me grupet terroriste.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 17, 2017 07:36 Europe/Tirane
  • Autoritetet irakiane theksojnë ruajtjen e unitetit kombëtar

Zv/presidenti i Irakut ka kërkuar forcimin e unitetit kombëtar të të gjitha grupeve në këtë vend për tu përballur në mënyrë sa më të vendosur me grupet terroriste.

Agjencia e lajmeve të Irakut njoftoi se Usama Naxhifi, zv/presidenti i Irakut, të enjten ka dënuar sulmet terroriste në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, dhe ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së unitetit kombëtar për tu përballur me komplotet e armiqve dhe për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë në atmosferën politike të këtij vendi duke iu shmangur veprimeve përçarëse. Zv/presidenti i Irakut shprehu keqardhje për vazhdimin e sulmeve terroriste në këtë vend dhe kërkoi nga forcat e sigurisë së Irakut që të ripërtërinë gatishmërinë e tyre për tu përgjigjur në mënyrë të prerë grupeve terroriste.