Ushtria e Jemenit dominon një qendër strategjike në Xhuf
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45204-ushtria_e_jemenit_dominon_një_qendër_strategjike_në_xhuf
Forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit, kanë marrë kontrollin e një qendre ushtarake strategjike në lindje të rajonit Al Xhuf në veri të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2017 19:41 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit dominon një qendër strategjike në Xhuf

Forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit, kanë marrë kontrollin e një qendre ushtarake strategjike në lindje të rajonit Al Xhuf në veri të këtij vendi.

Njësitë e ushtrisë dhe komitete popullore të Jemenit në operacionet speciale kanë sulmuar qendrën ushtarake strategjike Al Mostahe, në Al Xhuf, duke arritur të largojnë nga aty mercenarët sauditë. Një numër i mercenarëve sauditë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur. Në këto operacione është konfiskuar sasi e madhe armatimi. Një informacion tjetër nga Jemeni bën të ditur se avionët luftarakë të Arabisë Saudite dje kanë bombarduar vendbanimin civilë Ahrab në Sana, kryeqytetin e Jemenit dhe përveç 10 civilëve të vrarë, kanë plagosur me dhjetëra persona të tjerë.