Shpërthim në ambasadën amerikane në Afganistan
Burimet informative nga Afganistani njoftuan për një shpërthim në ambasadën amerikane në Kabul.
Zona ku ndodhet ambasada është e rrethuar dhe gazetarët nuk janë lejuar të raportojnë mbi ngjarjen, mirëpo thuhet se pas shpërthimit brenda në ambientet e ambasadës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësin për këtë sulm. Pas shpërthimit dhe të shtënave me armë zjarri, ambasada amerikane në Kabul në një Twitter të saj ka hedhur poshtë këtë lajm dhe ka thënë se të shtënat janë pjesë e trajnimit të forcave të sigurisë brenda në ambasadë. Deri më sot shumë prej ambasadave të vendeve perëndimore mes tyre ambasada amerikane në Afganistan, janë sulmuar disa herë.