Aun: Do t'i përgjigjemi çfarëdo lloj lëvizje të regjimit sionst
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45306-aun_do_t'i_përgjigjemi_çfarëdo_lloj_lëvizje_të_regjimit_sionst
Presidenti i Libanit deklaroi se çfarëdo lloj përpjekje që bëhet nga regjimi sionist kundër sovranitetit kombëtar të Libanit, do të përballet me reagim adekuat.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2017 04:00 Europe/Tirane
  • Aun: Do t'i përgjigjemi çfarëdo lloj lëvizje të regjimit sionst

Presidenti i Libanit deklaroi se çfarëdo lloj përpjekje që bëhet nga regjimi sionist kundër sovranitetit kombëtar të Libanit, do të përballet me reagim adekuat.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Mishel Aun, presidenti i Libanit, të shtunën në takim me disa personalitete libaneze, ka thënë se letra e Izraelit dërguar në OKB, konsiderohet kërcënim për Libanin, por tani ka kaluar koha kur Izraeli zhvillonte politikat e tij armiqësore pa u përballur me ndonjë reagim nga të tjerët dhe më nuk do të kthehet një periudhë e tillë. Presidenti i Libanit shtoi se para se gjithash, Izraeli është ai që duhet t'i respektojë rezolutat e KS të OKB i cili gjatë gjithë këtyre viteve kurrë nga ka zbatuar këto rezoluta. Vlen të theksohet se ditën e premte një ministër i kabinetit qeveritar të regjimit sionist ka kërcënuar për shkatërrimin e objekteve të infrastrukturës së Libanit.