Feisal Mekdad: Çlirimi i Alepos ndryshoi ekuacionet politike në Siri
Shkurt 19, 2017 19:57 Europe/Tirane
Zv/ministri i jashtëm i Sirisë deklaroi se çlirimi i Alepos nga zgjedha e terroristëve shkatërroi komplotin e të gjithë atyre që synonin të thyenin Sirinë.
Feisal Mekdad në një intervistë me agjencinë e lajmeve Mehr, tha se çlirimi i Alepos ndryshoi kushtet politike dhe ndërkombëtare të Sirisë dhe tashmë forcat siriane kanë pozitë superiore qoftë në teren qoftë në ekuacionet politike të Sirisë. Ndër të tjera, zv/ministri i jashtëm sirian vlerësoi rolin e madh të Iranit në përkrahje të popullit sirian dhe shtoi: Është e qartë se mes Sirisë dhe Iranit ekzistojnë objektiva të përbashkëta dhe marrëdhënie të fuqishme, prandaj të dyja vendet janë aleate në luftën kundër terrorizmit.
Tags