Forca e ISIS në perëndim të Mosulit është dobësuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45354-forca_e_isis_në_perëndim_të_mosulit_është_dobësuar
Komandanti operativ i provincës Ninva në veri të irakut deklaroi se pas dobësimit të forcës ushtarake të grupit terrorist ISIS, operacioni për çlirimin e pjesës perëndimore të mosulit do të jetë shumë më i lehtë,sesa çlirimi i rajoneve lindore të këtuj qyteti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 19, 2017 16:43 Europe/Tirane
  • Forca e ISIS në perëndim të Mosulit është dobësuar

Komandanti operativ i provincës Ninva në veri të irakut deklaroi se pas dobësimit të forcës ushtarake të grupit terrorist ISIS, operacioni për çlirimin e pjesës perëndimore të mosulit do të jetë shumë më i lehtë,sesa çlirimi i rajoneve lindore të këtuj qyteti.

Naxhm Al Xhaburi, komandanti operativ i provincës Ninva, deklaroi se pjesa më e madhe e pajisjeve ushtarake të ISIS është shkatërruar dhe tashmë terroristët kanë vetëm dy rrugë: Të dorëzohen, ose të vriten. Forcat e qeverisë irakiane kanë nisur ofensivën më të fundit për të çliruar pjesën perëndimore të qytetit të Mosulit nga terroristët e ISIS. Qindra automjete ushtarake, të mbështetura nga forca ajrore, kanë kaluar përmes shkretëtirës drejt pozicioneve të terroristëve. Gjeneral-lejtnanti i ushtrisë irakiane, Abdulamir Yarallah tha në një deklaratë se njësitë elitare të Ndërhyrjes së Shpejtë morën kontrollin e fshatrave Athbah dhe Al-Lazzagah, dy fshatra që shtriheshin shumë pranë aeroportit të Mosulit. Forcat qeveritare kanë marrë që prej një muaji kontrollin e pjesës lindore të qytetit, i cili mbetej edhe bastioni i fundit i rëndësishëm i terroristëve në territorin e Irakut.