Ushtria e Irakut avancon në perëndim të Mosulit
Forcat e ushtrisë irakiane në vazhdim të operacioneve për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit, të dielën kanë çliruar 16 fshatra nga pushtimi i terroristëve të ISIS.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Abdulamir Rashid Jarullah, komandanti i operacioneve për çlirimin e Mosulit, ka deklaruar se forcat e policisë federale të Irakut kanë çliruar 8 fshatra në jug të qytetit Bu Sejf në perëndim të Mosulit. Ndërkohë që forcat e ushtrisë së Irakut kanë çliruar tetë fshatra të tjera dhe gjatë këtyre operacioneve janë mbështetur edhe nga forcat vullnetare popullore Hashd Sha'bi. Me çlirimin e këtyre fshatrave, forcat irakiane kanë arritur afër vargmaleve Atshane. Në betejat e ashpra që kanë zhvilluar forcat irakiane me terroristët e ISIS në këto rajone, terroristët kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz dhe në mjete luftarake. Vlen të theksohet me urdhrin e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut, të dielën në mëngjes kanë filluar operacionet për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit. Hejdar Ebadi më 24 janar në mënyrë zyrtare ka shpallur çlirimin e pjesës lindore të Mosulit nga pushtimi i terroristëve të ISIS.