Vriten disa civilë në sulmet ajrore të Amerikës në Mosul
Në sulmet ajrore të avionëve amerikanë kundër rajonit Shefa në perëndim të Mosulit, qendër e provincës Ninva në Irak, të paktën 24 civilë irakianë kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur.
Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, grupi terrorist ISIS ka përdorur me qindra mijëra civilë si mburojë njerëzore me qëllim që të pengojë avancimin e forcave ushtarake të Irakut në zonat perëndimore të Mosulit. Një lajm tjetër nga Iraku njofton se nga shpërthimi i një bombe pranë pikës patrulluese të ushtrisë në perëndim të Ramadit, një ushtar irakian është vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë burimet irakiane të sigurimit sot njoftuan vrasjen e një prej krerëve të ISIS pas një sulmi të dronëve në zonat jugore të provincës Kirkuk. Për momentin terroristët e ISIS pas avancimit të forcave popullore po tërhiqen nga aeroporti i qytetit Mosul. Operacioni për çlirimin e zonave perëndimore të Mosulit ka nisur me urdhër të kryeministrit irakian Hejdar Ebadi.