Vendet arabe përgjegjëse për gjendjen e rënduar të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45542-vendet_arabe_përgjegjëse_për_gjendjen_e_rënduar_të_palestinës
Sekretari i përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës ka thënë se vendet arabe janë përgjegjëse për gjendjen e rënduar dhe katastrofike të Palestinës.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Shkurt 22, 2017 07:17 Europe/Tirane
  • Vendet arabe përgjegjëse për gjendjen e rënduar të Palestinës

Sekretari i përgjithshëm i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës ka thënë se vendet arabe janë përgjegjëse për gjendjen e rënduar dhe katastrofike të Palestinës.

Ahmed Xhebrail, i cili ndodhet në Teheran për të marrë pjesë në konferencën e gjashtë ndërkombëtare në mbështetje të Intifadës palestineze ka thënë: Çlirimi i Palestinës është obligim islamik dhe arab dhe solidarizimi apo neglizhenca e vendeve arabe ka ndikim direkt në rëndësinë e çështjes palestineze. Sot jemi mbledhur të gjithë në Iran që të fusim çelësin e portës së çlirimit të tokës së shenjtë. Xhebrail, Sirinë e cilësoi bazën e çlirimit të Palestinës  dhe krizën aktuale në këtë vend e quajti hallkë të vendeve islamike dhe shtoi: Regjimi sionist frikësohet nga forcimi i ushtrisë siriane pasi e di se kjo ushtri do të arrijë të rimarrë territoret e pushtuara në lartësitë Golan. Në të njëjtën kohë Ali Fasil anëtar i zyrës politike të frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinës ka thënë se konferenca në mbështetje të intifadës palestineze në Teheran është një hap i rëndësishëm në mbështetje të popullit palestinez dhe lëvizjes së këtij populli për çlirimin e Palestinës. Fasil, pjesëmarrjen e liderit suprem dhe të presidentit të Republikës Islamike të Iranit në këtë konferencë e cilësoi tregues të rëndësisë së Palestinës dhe tha se mesazhi i konferencës për botën është se populli palestinez nuk është vetëm pasi përkrah tij ndodhet Republika Islamike e Iranit dhe liridashësit e ummetit arab. Ai iu drejtua regjimit sionist dhe tha se ky regjim duhet ta dijë se Kodsi do të jetë përgjithmonë kryeqyteti i Palestinës.