Forcat jemenase afrohen pranë portit Al-Mekha
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45588-forcat_jemenase_afrohen_pranë_portit_al_mekha
Forcat e ushtrisë dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit të mërkurën pas përleshjeve të ashpra me forcat mercenare saudite, kanë arritur në rrethinën e qytetit bregdetar Al-Mekha të provincës Taiz.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 23, 2017 04:17 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase afrohen pranë portit Al-Mekha

Forcat e ushtrisë dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit të mërkurën pas përleshjeve të ashpra me forcat mercenare saudite, kanë arritur në rrethinën e qytetit bregdetar Al-Mekha të provincës Taiz.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se avancimi i forcave të ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit gjatë operacioneve të fundit, konsiderohet një disfatë e madhe për forcat saudite. Forcat mercenare saudite që nga fillimi i këtij viti kanë filluar një operacion për pushtimin e linjës bregdetare 450 km të Jemenit në detin e Kuq. Gjithashtu gjatë një sulmi raketor të forcave jemenase në një rajon në afërsi të ngushticës Bab Mandab, janë vrarë disa komandantë të lartë të ushtrisë saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, që nga marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit.