Forcat irakiane sulmojnë aeroportin e Mosulit
Në vazhdën e operacionit për çlirimin e qytetit Mosul nga prania e grupit terrorist ISIS, forcat irakiane kanë sulmuar aeroportin kryesor të këtij qyteti dhe një bazë ushtarake.
Në një njoftim të ushtrisë së Irakut thuhet: Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, policia federale dhe forcat anti-terrorizëm kanë rrethuar aeroportin e Mosulit dhe kampin ushtarak Gezlani. Raad Shuk komandanti operativ i operacionit për çlirimin e provincës Ninva gjithashtu ka konfirmuar këtë operacion të ushtrisë irakiane. Forcat irakiane gjatë rrethimit të aeroportit dhe bazës Gezlani kanë marrë ndihmë nga forcat ajrore. Ndërkohë disa burime nga Iraku njoftuan për çlirimin e fshatit Sehramune dhe të një punishte për prodhimin e sheqerit. Operacioni për çlirimin e bazës Gezlani, vazhdon me ritme të ngadalta për shkak të bombave të vendosura nga ISIS.