Mishael Aun: Terrorizmi nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45648-mishael_aun_terrorizmi_nuk_ka_kurrfarë_lidhje_me_islamin
Presidenti i Libanit deklaroi se terrorizmi në rajonin e Lindjes së Mesme nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 24, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Mishael Aun: Terrorizmi nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin

Presidenti i Libanit deklaroi se terrorizmi në rajonin e Lindjes së Mesme nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Mishael Aun, presidentin i Libanit, të enjten në konferencën e përbashkët për shtyp me Mahmud Abas, kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës, deklaroi: Lindja e Mesme dhe bota islame duhet të spastrohen nga prania e grupeve ekstremiste të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje me Islamin. Presidenti libanez duke theksuar nevojën për zgjidhjen e krizave të rajonit të Lindjes së Mesme nëpërmjet rrugëve politike dhe nevojën për ndalimin e vrasjes së njerëzve, gjithashtu tha: "Kthimi palestinezëve në vendin e tyre, është e drejtë natyrore e tyre, prandaj duhet të formohet shteti i pavarur i Palestinës me kryeqytetin Kodsin e shenjtë". Nga ana e tij, Mahmud Abas, kreu i AAP, në këtë konferencë për shtyp deklaroi: "Kthimi i palestinezëve në vendin e tyre realizohet me formimin e shtetit të pavarur palestinez".