Ushtria jemenase rrëzon një avion agresor
Mbrojtja anti-ajrore e ushtrisë së Jemenit ka rrëzuar sot një avion luftarak të koalicionit agresor të kryesuar nga Arabia Saudite.
Ushtria e Jemenit njoftoi sot se forcat e saj anti-ajrore e kanë rrëzuar këtë avion në rajonin Nexhran në jug të Arabisë Saudite. Mediat saudite e konfirmuan këtë lajm, por pretenduan se avioni i rrëzuar ishte jordanez dhe se ai është rrëzuar për shkak të një defekti teknik. Ndërkohë, mësohet se për vazhdimin e agresionit kundër Jemenit, Arabia Saudite ka kërkuar një ndihmë financiare prej 10 miliardë $ nga Kuvajti. Gjatë dy viteve të fundit, agresioni i Arabisë Saudite kundër Jemenit ka shkaktuar mbi 38 mijë të vrarë e të plagosur, miliona të shpërngulur si dhe shkatërrimin e plotë të infrastrukturës së këtij vendi të varfër.