Palestinezët protestojnë në përvjetorin e vrasjes në Haram Ibrahimi
Palestinezët në 23 vjetorin e vrasjes në Harem Ibrahimi në qytetin Khalil në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, kanë organizuar protesta të gjera kundër Izraelit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se përveç palestinezëve, në këto protesta kanë marrë pjesë edhe organizatat e huaja mbështetëse të Palestinës dhe lëvizjet kundër regjimit sionist dhe kanë manifestuar përvjetorin e vrasjes së palestinezëve në harem Ibrahimi. Protestuesit në këtë protestë kanë hedhur slogane kundër regjimit sionist kanë dënuar ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Vlen të theksohet se vrasja e palestinezëve në Harem Ibrahimi ka ndodhur më 25 shkurt të vitit 1994, Barokh Goldshtain gjatë ceremonisë së namazit të mëngjesit ka sulmuar palestinezët myslimanë gjatë namazit në Harem Ibrahimi dhe ka vrarë 29 palestinezë dhe ka plagosur 150 të tjerë.