30 persona të vrarë nga shpërthimi terrorist në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45714-30_persona_të_vrarë_nga_shpërthimi_terrorist_në_alepo
Nga shpërthimi i një autobombe të vendosur në një kamion në fshatin Susian në veri të qytetit Al Bab të provincës Alepo të Sirisë, janë vrarë mbi 30 persona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 24, 2017 19:10 Europe/Tirane
  • 30 persona të vrarë nga shpërthimi terrorist në Alepo

Nga shpërthimi i një autobombe të vendosur në një kamion në fshatin Susian në veri të qytetit Al Bab të provincës Alepo të Sirisë, janë vrarë mbi 30 persona.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat lokale të premten kanë bërë të ditur se një terrorist ka shpërthyer një kamion me lëndë eksplozive në fshatin Susian në verilindje të Alepos. Sipas këtij burimi mësohet se deri më tani nga ky shpërthim janë vrarë 30 civilë sirianë dhe janë plagosur me dhjetëra të tjerë. Ditën e enjte gjithashtu nga sulmi me predha në lagjen Dahije Haresta në lindje të Damaskut, kryeqytetit të Sirisë, janë vrarë pesë ushtarakë dhe janë plagosur 10 persona të tjerë.