Izraeli në kërkim të një toke të re për palestinezët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45732-izraeli_në_kërkim_të_një_toke_të_re_për_palestinezët
Zëdhënësi i presidentit të Egjiptit, më 23 Shkurt deklaroi se në lidhje me dhënien e një pjese të rajonit Sinai palestinezëve, nuk janë zhvilluar bisedime dhe shtoi se një propozim i tillë është “i papranueshëm” dhe “absurd”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2017 18:08 Europe/Tirane
  • Izraeli në kërkim të një toke të re për palestinezët

Zëdhënësi i presidentit të Egjiptit, më 23 Shkurt deklaroi se në lidhje me dhënien e një pjese të rajonit Sinai palestinezëve, nuk janë zhvilluar bisedime dhe shtoi se një propozim i tillë është “i papranueshëm” dhe “absurd”.

Ala Jusef, zëdhënës i presidentit egjiptian Al Sisi, hodhi poshtë spekulimet se një pjesë e Sinait verior do t’u jepet palestinezëve për të themeluar shtetin e Palestinës. Por nga dolën këto spekulime? Cilat janë qëllimet e tyre dhe përse këto spekulime po trajtohen në këtë kohë? Propozimi që një pjesë e Sinait verior t’u jepet palestinezëve është hedhur nga një funksionar izraelit i quajtur Ejub Kara. Ky spekulim kryhet në kuadër të një prej strategjive më të rëndësishme të regjimit të Izraelit i njohur si “Projekti i atdheut alternativ”. Padyshim, një nga problemet më të rëndësishme të Izraelit është mungesa e tokës, prandaj ky regjim ka pushtuar pjesën më të madhe të territoreve Palestinës dhe vazhdon të shfrytëzojë pretekste të ndryshme për të konfiskuar dhe pushtuar më shumë territore palestineze. Projekti “Atdheu alternativ”, për palestinezët do të thotë se regjimi i Izraelit nuk e pranon krijimin e dy shteteve në territoret e pushtuara dhe do të intensifikojë pushtimin e tokave palestineze. Edhe më parë, pushtetarët izraelitë kanë folur mbi çështjen e krijimit të Palestinës në territorin e shteteve të tjera. Deri tani, më shumë ishte përfolur për krijimin e shtetit të Palestinës në territorin e Jordanisë, por qeveria jordaneze kurrë nuk e ka pranuar këtë propozim. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që propozohet që një pjesë e provincës egjiptiane Sinai të shërbejë për formimin e shtetit të Palestinës. Në prill 2016, burime izraelite pretenduan se presidenti egjiptian Abdulfetah Al Sisi i ka propozuar kryetarit të AAP, Mahmud Abas, që shteti i Palestinës të themelohet në territorin e provincës Sinai verior. Duke pasur parasysh faktin se krizat në Siri, Irak, Jemen dhe Libi janë bërë shkak që çështja palestineze të largohet disi nga vëmendja e opinionit publik botëror, Izraeli po përpiqet të shfrytëzojë këtë rast për të përsëritur idenë e një atdheu alternativ për palestinezët. Në këtë kontekst, kryenegociatori palestinez Saeb Erikat, më 22 Shkurt, reagoi ndaj idesë së formimit të shtetit të Palestinës në Sinain verior dhe theksoi: ”Shteti i Palestinës duhet të formohet në tokën e Palestinës dhe jo në vendet e tjera”.