Çlirohen tre fshatra në perëndim të Mosulit
Shkurt 25, 2017 07:12 Europe/Tirane
Forcat vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi", të premten kanë çliruar tre fshatra në rrethinën e qytetit Tel Afar në perëndim të Mosulit.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Kerim Nuri, zëdhënësi i forcave Hashd Sha'bi, deklaroi se forcat vullnetare popullore të Irakut gjatë operacioneve ushtarake të përbashkëta kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në rajonin Mahalabije në rrethinën e qytetit Tel Afar, kanë çliruar tre fshatra të këtij rajoni. Gjatë këtyre operacioneve të forcave vullnetare popullore të Irakut janë vrarë të paktën 52 terroristë të ISIS në mesin e tyre edhe Abi Adnan Al-Haxh, kreu i këtij grupi terrorist në këtë rajon.
Tags