Hamas: Plani për formimin e dy shteteve është shkatërruar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45750-hamas_plani_për_formimin_e_dy_shteteve_është_shkatërruar
Khalil Haje, anëtar i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) të premten ka deklaruar se plani për formimin e dy shteteve tani më është shkatërruar dhe kërkoi çlirimin e plotë të Palestinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 25, 2017 03:46 Europe/Tirane
  • Hamas: Plani për formimin e dy shteteve është shkatërruar

Khalil Haje, anëtar i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) të premten ka deklaruar se plani për formimin e dy shteteve tani më është shkatërruar dhe kërkoi çlirimin e plotë të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Khalil Haje në ligjëratën e namazit të së premtes në Rripin e Gazës, tha se territori i Palestinës është i pandarë dhe palestinezët do të bëjnë të gjitha përpjekjet për çlirimin e territorit të Palestinës. Ky anëtar i zyrës politike të Hamasit duke theksuar se okupatorët nuk kanë kurrfarë pozite në Palestinë, shtoi: "Do të luftojmë kundër okupatorëve derisa t'i dëbojmë ata nga vendi ynë". Vlen të theksohet se rezultatet e një sondazhi të institutit për hulumtime politike dhe statistikore të Palestinës që është bërë në lidhje me planin për formimin e dy shteteve të Palestinës dhe Izraelit, tregojnë se 67% e palestinezëve janë kundër kësaj rrugëzgjidhjeje dhe besojnë se ky plan nuk do të zbatohet në praktikë.