Bagdadi në koordinim me Damaskun në luftën kundër ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i45762-bagdadi_në_koordinim_me_damaskun_në_luftën_kundër_isis
Zv/ministri i jashtëm i Sirisë njoftoi koordinimin e Bagdadit dhe Damaskut në luftën kundër grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 25, 2017 07:50 Europe/Tirane
  • Bagdadi në koordinim me Damaskun në luftën kundër ISIS

Zv/ministri i jashtëm i Sirisë njoftoi koordinimin e Bagdadit dhe Damaskut në luftën kundër grupit terrorist ISIS.

Fejsal Megdad ka thënë se Iraku dhe Siria kanë një fushë të përbashkët lufte me grupin terrorist ISIS. Sa i përket sulmit të avionëve luftarakë të Irakut kundër bastioneve të ISIS në Irak, zv/shefi diplomacisë siriane tha: Për të luftuar me grupin terrorist ISIS është e domosdoshme ruajtja e kontakteve dhe e koordinimeve të cilat deri më sot kanë qenë në nivel të mirë. Kryeministri Hejdar Ebadi i Irakut më herët njoftoi se u kishte dhënë urdhër forcave ajrore të sulmojnë bastionet e ISIS në rajonet Hasiba dhe Bukamal në Siri. Terroristët e ISIS në këto rajone janë përgjegjës për vendosjen e bombave në Bagdad të Irakut.