Bagdadi në koordinim me Damaskun në luftën kundër ISIS
Zv/ministri i jashtëm i Sirisë njoftoi koordinimin e Bagdadit dhe Damaskut në luftën kundër grupit terrorist ISIS.
Fejsal Megdad ka thënë se Iraku dhe Siria kanë një fushë të përbashkët lufte me grupin terrorist ISIS. Sa i përket sulmit të avionëve luftarakë të Irakut kundër bastioneve të ISIS në Irak, zv/shefi diplomacisë siriane tha: Për të luftuar me grupin terrorist ISIS është e domosdoshme ruajtja e kontakteve dhe e koordinimeve të cilat deri më sot kanë qenë në nivel të mirë. Kryeministri Hejdar Ebadi i Irakut më herët njoftoi se u kishte dhënë urdhër forcave ajrore të sulmojnë bastionet e ISIS në rajonet Hasiba dhe Bukamal në Siri. Terroristët e ISIS në këto rajone janë përgjegjës për vendosjen e bombave në Bagdad të Irakut.